About Ecological Club of Elbasan

Klubi Ekologjik Elbasan u themelua në vitin 1995 si organizatë mjedisore që interesohet për ruajtjen e burimëve natyrore si pyjet e kullotat, si një trashëgimi e çmuar dhe e pazëvendësueshme, mjedisit urban dhe industrial nga ndotja si dhe për një zhvillim të qendrueshëm. Ka një antarësi ekspertësh të ndryshëm si inxhinierë, mjekë, agronomë, gazetarë, arsimtarë, etj., numri i të cilëve shkon deri 30 vetë, si dhe vullnetarë midis të cilëve nxënës të shkollave të mesme, studentë dhe aktivistë që janë të apasionuar pas mjedisit, gjithsej rreth 100 pjesmarrës. Ndër çeshtjet prioritare të organizatës janë edukimi mjedisor, çeshtjet e mbetjeve, mbrojtja e natyrës, ekoturizmi, biodiversiteti, hartimi i politikave mjedisore, pyjet, uji, cilësia e ajrit, mbrojtja e kafshëve të egra, ndryshimet klimatike, energjia, mbrojtja e konsumatorit, etj.Për këto tematika ka zbatuar rreth 20 projekte deri tani.

Objekti i veprimtarise sone do te jete: Te terheqe vemendjen e opinionit publik per ruajtjen e kushteve ekologjike te qendrave urbane dhe industriale, mjediseve familjare dhe te punes. T'i paraprijme edukimit shkencor per ekosistemet ne shtresat e ndryshme te popullsise per permiresime ne te gjitha drejtimet; per ruajtjen e mjediseve natyrore, monumenteve te rralla te natyres, te qendrave urbane dhe industriale. Per kete do te veme ne dijeni organet shteterore per problemet shqetesuese ekologjike nepermjet rrjeteve te informimit (shtypit, radios, televizionit) te ndermarre veprimtari praktike per te penguar prishjen e mjediseve natyrore te zonave urbane, pyjeve dhe qendrave industriale dhe shendetsore. Te njohe opinionin shoqeror me ditet kombetare e nderkombetare te mbrojtjes se natyres, pyjeve dhe objekteve te rralla natyrore, parqeve etj. Te bejme te njohur ligjshshmerine kombetare e nderkombetare per problemet ekologjike dhe mjedisore , ne rajonin e Elbasanit dhe me gjere. Do perpiqemi qe problemet ekologjike te zene vendin e duhur ne programet e edukimit mjedisor qe nga kopshti e deri ne shkollat e larta ku ato te vleresohen si pjese perberese e zhvillimit te qendrueshem te vendit. Do te organizojme veprimtari te ndryshme shkencore me organizma e shoqata te tjera , brenda e jashte vendit, per probleme ekologjike. Do te mbajme lidhje dinjitoze me organizma e organizata si brenda vendit dhe me ato fqinj. Do te kryejm sherbime te ndryshme ne fushen e pyjeve, kullotave, pyllezimeve, bimeve mjekesore e zbukuruese natyrore, prodhimeve te dyta e ne fushen e gjuetise duke hartuar studime, programe, projekte te ndryshme etj si dhe per zbatimin e tyre etj etj.