PYJET, ENERGJIA E GJELBËR DHE EFIÇENCA E SAJ

Pyjet, si dhe oqeanet, ushtrojne nje rol klimatik me ndikim te madh duke shtuar lageshtiren absolute dhe relative te ajrit dhe ne kete menyre favorizojne reshje të bollëshme, si pasoje e te cilave lumenjte furnizohen me sasi te mëdha uji te përdorshem per energji elektrike. Ne rajonet me perqindje te larte pyllezimi regjimi i rrjedhjes se ujrave eshte shume me i rregullt, siguron nje debit konstant dhe me te larte sesa ne zonat e shpyllezuara. Nga ky ndikim i posacem qe ushtrojne mbi regjimin e ujrave, pyjet luajn nje rol hidrologjik vendimtar per prodhimin e energjise elektrike nepermjet Hidrocentraleve (HEC-eve) dhe Operatoreve me Membrana Osmotike (OMO-ve) ne grykederdhjet e lumenjve ne det. Ndertimi i hidrocentraleve eshte i lidhur dhe i kushtezuar me mbrojtjen dhe kujdesin qe tregohet per pyjet ne luginat dhe pellgjet ujembledhes.

Por roli energjetik i pyjeve eshte edhe i drejtperdrejte, nepermjet prodhimit te druve te zjarrit. Eshte interesant te vihet re se drute e zjarrit ne konsumin boteror perfaqesojne rreth 45 % te materialit drusor qe rezulton nga prerjet.

Ne vitin 2000 rreth 16 % e pyjeve prodhuese ne Europe u menaxhuan si cungishte per dru zjarri, duke mbuluar nje siperfaqe te pergjitheshme prej rreth 23 milion ha.

Pra, roli energjetik i pyjeve ne te ardhmen, per arsye nga me te ndryshmet, do te vije gjithnjë e më shumë në rritje, ne harmoni me rolet e tjera te shumta te tyre.

Biomasa drusore është burimi më i lashtë i energjisë dhe më i përhapuri. Bioenergjia dhe sistemi i biomasës qe përbën ate ndaj lëndëve djegëse fosile, sjell efekte pozitive ndaj ndotjes atmosferike për mbrojtjen e tokës, për zhvillimin e qëndrueshëm si dhe për punësimin rural etj.

Pyjet shqiptare kanë qenë dhe janë “centrale energjetike” shumë efikase , që nëpërmjet fotosintezës kane prodhuar cdo vit sasira kolosale dru zjarri. Ne mbarë vendin, sidomos ne zonat malore pyjet shërbejnë si burim jetese dhe sigurimi të ardhurash. Drutë e zjarrit që përdorin fshatarët dhe popullsia në zonat urbane që furnizohen me to, kanë rëndësi jetike për ngrohje dhe gatim pothuaj gjatë gjithë vitit. Sipas censusit të popullsisë dhe banesave (2011) rreth 58 % e banesave ngrohen me dru zjarri. Me dru zjarri ngrohen 95.7 % e banesave në zonën malore kurse në zonën kodrinore dhe të ulët përkatësisht 72.7 % dhe 38.7 % e banesave. Nga 308 370 banesa në Shqipëri 250 066 banesa (81 %) ngrohen me stufa dhe 21 151 banesa (7 %) me oxhakë. Shumica e pajisjeve ngrohëse të përmendura janë të vjetra dhe joefikase, me humbje nxehtësie që shkojnë deri në 40-50 %. Përvec masivitetit të përdorimit të druve të zjarrit në gjithë Shqipërinë si në qytet edhe në fshat për ngrohje dhe gatim studimet e kryera ne fushën e energjisë kanë treguar se drutë e zjarrit plotësojnë rreth 36 % të kërkesës së ergjisë për ngrohje dhe 12 % të energjisë për gatim. Sipas një vlerësimi të përafërt vetëm konsumatorët familjarë përdorin mbi 1.5 milion metër sterë dru zjarri. Edhe institucionet publike dhe bizneset e vogla jane konsumatorë të mëdhenj të druve të zjarrit, pa harruar prodhuesit e gëlqeres dhe të qymyrit të drurit që janë jashtë kontrollit. (Thimaq Lako “Perdorimi i biomasës drusore në Shqipëri”, 2017).

Sipas publikimeve të FAO-s për vitin 2014 niveli i eksportit të druve të zjarrit dhe qymyrit të drurit ishin të njëjtë me ato të viteve 2012-2013 dhe konkretisht: prodhimi i përgjithshëm i druve të zjarrit 1. 387. 408 mst, duke përfshirë edhe prerjet pa leje. Nga këto u eksportuan 126 252 mst dru zjarri dhe 1 000 ton qymyr druri, që sëbashku përbënin 9.5 % të prodhimit të përgjithshëm. Konsumi Iidruve të zjarrit në Shqipëri ishte 1. 255. 882 mst ose 90.5 % e prodhimit të përgjithshëm (REC “Pyjet dhe tranzicioni”, Tirane, 2015, f. 99-101)

Interesante është ecuria e prodhimit dhe përdorimit të druve të zjarrit në zona të ndryshme të pyjeve të Bashkisë Elbasan në të kaluarën e deri sot. Në zonën e Shpatit në vitet ’70-’90 shfrytëzoheshin mesatarisht cdo vit rreth 60-70 000 metër kub dru zjarri të cilat përdoreshin për ngrohje kryesisht për nevojat e qytetit të Elbasanit dhe 3 000 m3 dru zjarri për zonën rurale. Vetëm zona e Shpatit për nevojat e veta përdorte 1 000 m3 dru zjarri. Në pyjet e ulta të Koprikut dhe Holtës (me lloje të lisit dhe shkurreve të mares, mretes, shkozës etj) janë marrë cdo vit mesatarisht 5 000m3 dru zjarri për nevoja të qytetit te Elbasanit.

Në zonën e Funarit janë përdorur 2 000-2 500 m3 dru zjarri kurse në Gracen 1 500-2 000 m3. Në zonën Labinot-Shmil për nevojat e popullatës janë llogaritur afërsisht 4-6 m3 dru zjarri në vit për familje. (Hasan Deliu “Pyjet dhe shërbimi pyjor”, 2o14, f. 63-68).

Aktualisht Bashkisë Elbasan i është dhënë në pronësi një fond pyjor e kullosor me një sipërfaqe prej rreth 53 000 ha, prej te cilave 37 238 ha pyje, që ndodhen në 16 ekonomi pyjore dhe 4 ekonomi kullosore (VKM nr. 433 datë 08.06. 2016 “Për transferimin në pronësi të Bashkive të pyjeve dhe të kullotave publike).

Për të krijuar një ide për nevojat dhe mundësitë për furnizimin me lëndë djegëse nga pyjet në bashkitë e tjera te Qarkut Elbasan, në rrethet Librazhd e Gramsh po paraqesim edhe të dhënat si vijon. Në Bashkinë Librazhd prerjet e kërkuara për vitin pyjor 2017-2018 vëllimi I druve të zjarrit sipas planit të mbarështimit është 4465 m3 kurse drutë e zjarrit që do hiqen janë 1479m3 ndërsa për vitin pyjor 2016-2017 prerjet e lejuara të druve të zjarrit ishin 12 213 m3. Në Bashkinë Gramsh sipas studimit të prerjeve të lejuara kuota e vjeljes së materialit drusor për dru zjarri që u propozua për trajtim me prerje rigjeneruese për vitin pyjor 2017-2018 për ekonomitë pyjore me plane mbarështrimi dhe që janë brenda mundësisë vjetore të shfrytëzimit në shkallë bashkie arrijnë në 61 393 m3 ose 90 % e mundësisë vjetore të studjuar; ndërkohë që nevojat për dru zjarri janë 16 000 m3. Përsa i përket prerjeve të lejuara për vitin pyjor 2017-2018 në Bashkinë Prrenjas vëllimi I druve të zjarrit sipas studimit është 31 155 m3 kurse vëllimi I druve të zjarrit që do të hiqet është 9508 m3.

Duke parë këto shifra merret me mend se cfar burimesh energjetike të ripërtëritëshme kolosale si dhuratë nga natyra vihen në shërbim të komuniteteve përkatëse. (Të dhëna të marra në terren)

Si në të kaluarën edhe tani të dhënat statistikore tregojnë se informacioni zyrtar për prodhimin e druve të zjarrit është shumë i pasaktë për shkak të nënvlerësimit dhe anashkalimit të këtij problemi. Kjo dukuri u vërejt qartë kur nga mesi mi viteve ’70 dhe në vitet ’80 përdorimi i druve të zjarrit nga fshatarësia u falsifikua duke ndryshuar raportin e prerjeve me mundësine vjetore të shfrytëzimit (rritjen vjetore te pyjeve) nga 3-4:1 që ishte ne të vërtete, në 2:1 që i raportohej zyrtarisht FAO-s.

Informaliteti dhe prerjet e paligjëshme, mbishfrytëzimi dhe falsifikimet statistikore megjithse jane ditur kanë vazhduar pandërprerë që nga vitet ’50 deri ne kohen e sotme. Kësaj gjendjeje i përgjigjet me prioritet dhe sipas parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm VKM nr. 27, datë 20.01.2016 ku theksohet: “Niveli aktual i konsumit të drurit si lëndë djegëse që përdoret vetëm për energji kërkon një rritje më të madhe vjetore me 35-55 % se rritja vjetore e pyjeve , dhe kjo tendencë duhet të ndryshojë për të lejuar zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori për ekonominë vitale shqiptare .Për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm të pyllit , do të duhet të merret parasysh përdorimi I biomasës si lëndë djegëse për uljen e konsumit nga 211,50 ktoe (në 2013) për 167,79 ktoe (në 2020), dhe ripyllëzimi në pragun minimal të paktën 2 200 ha për cdo vit.”

Një aspekt shumë I rëndësishëm aktualish është efiçenca e energjisë. Energjia që rezulton gjatë procesit të djegies së druve të zjarrit varet shumë nga përmbajtja e lagështisë në to. Energjia e perfituar nga djegia e druve të njoma është afersisht sa gjysma e energjisë që përfitohet nga e njejta sasi dru zjarri të thara në ajër, me lagështi 15-20 % . Nga studime të ndryshme është bërë e qartë se lagështia e druve të zjarrit që qëndrojnë në mjedis të hapur për një afat prej 1 deri 4 muaj bie në 40 % nga 50 % që është në drutë e posaprera. Ajo bie në 30 % pas 3-8 muajsh dhe në mjedise të njejta pas 2 vjetësh lagështia bie në 15 %. Rezulton se vlera energjetike e druve te zjarrit të thara gjatë 2 vjetëve në mënyrë natyrore dyfishohet.

Nga djegia e druve ne zjarr te hapur çlirohet rreth 5 % e potencialit te energjise se materialit drusor por duke perdorur teknologjite ekzistuese efiçenca energjetike mund te rritet më shume se 80 %. (Energy and Forest Products / US Forest Service www. fs.us > Sience and Technology). Në këto vitet e fundit në Rumani një firmë është bërë e famëshme për prodhimin e tregëtimin e stufave e kaldajave duke e rritur efiçencën e energjisë së peleteve të prodhuara nga mbetjet e drurit si dhe të mbetjeve të tjera bujqësore deri në 98 %.

Perveç humbjes energjetike nga perdorimi i druve të zjarrit të njoma vinë edhe efektet negative në mjedis. Procesi i djegies jo të plotë të druve të njoma shoqërohet me emetimin e oksidit të karbonit, oksideve të azotit, gazrave të ndryshme si dhe grimcave të ndryshme. Dëshmia më e qartë për këtë është ndotja e madhe që vërehet në qytetin e Korcës e cila duket me sy të lirë nga smogu karakteristik si dhe nga analizat e ajrit e që vinë nga djegia e druve të njoma.

Ky shkrim u përgatit në kuadër të projektit “Së bashku një sy për mjedisin!”, mundësuar nga programi “Mbështetje për Organizatat e Shoqërisë Civile në Shqipëri (SENiOR-II), zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri dhe financuar nga Qeveria Suedeze. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si pasqyrim i pikëpamjeve të Qeverisë Suedeze dhe/apo të REC Shqipëri.