Trajnimi pare per VNM/ VSM ne Elbasan!

Klubi Ekologjik Elbasan i përfaqësuar nga ambientalisti Ahmet Mehmeti zhvilloi për qarkun e Elbasanit trajnimin mjaft cilësor mbi procedurat e VNM (Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis) /VSM (Vlerësim Strategjik Mjedisor); bazat ligjore dhe roli i pjesëmarrjes së publikut. Gjatë këtij trajnimi u arritën këto objektiva si : Njohja me bazën ligjore mbi procedurat e VNM/VSM si dhe dokumentacionin për tu përfshirë në proçesin e vendimmarrjes në lidhje me rastet e VNM/VSM. Ndër të tjera u diskutua për Mënyrat e të qënit aktiv të publikut në proçesin e vendimmarjes mjedisore gjatë VNM apo VSM Si të informohemi nëse mendimet tona janë konsideruar ose jo në vendimmarrje; Kur dhe si të organizohemi për të rritur zërin në vendimmarrje . Ky trajnim u zhvillua shoqëri pjesmarrëse në vendimarrje zbatuar nga Qendra EDEN dhe impelmentuar nga KKE. Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Evropian. Në trajnim morën pjesë përfaqësues nga Bashkia, Prefekturës, Këshillit të Qarkut, Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve si dhe shoqëri civile, për tu harmonizuar së bashku në të mirën e mjedisit. Grupi i punës që u trajnua ku përbëheshin nga inxhinier mjedisi dhe gazetarë do të ndjek në vijim dhe hartojë një propozim specifik drejtuar Ministrisë së Mjedisit, lidhur me çështje mjedisore duke analizuar lejet mjedisore dhe duke bërë vlerësime strategjike sesi ato jepen dhe do tu vlejë shumë organizatave mjedisore për të bërë vetë ekspertizën e tyre në të ardhmen. Në këtë trajnim u fol gjithashtu për konventën e Aarahusit , dhe rëndësinë e informacioneve si në rastin e HEC-eve , ku duhet konsultim me publikun dhe bërje transparente të fakteve apo vënien në dispozicion të informacioneve për interesin publik.