Mbetjet Spitalore

Mbetjet e rrezikshme ne qendren spitalore te Elbasanit vazhdojne te jene nje kercenim per shendetin e qytetareve.Ne mungese te nje krematoriumi, i cili do te mundesonte djegien e tyre ato depozitohen prane koshave te mbeturinave prane kesaj qendre, duke rrezikuar perhapjen e semundjeve infektive. Inxhenieri i mjedisit, Beqir Kila, u hpreh se ky eshte një nga problemet per te cilin duhet zgjidhje emergjente, nderkohe qe po punohet për lidhjen e kontratave me subjekte të liçensuar për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme. Mbi kete situate edhe kryetari i klubit ekologjik, Ahmet Mehmeti, eshte shprehur se hedhja e mbetjeve spitalore ne ambjente te hapura eshte nje rrezik per shendetin e qytetareve. Drejtoresha e Qendres Spitalore, Desantila Tahiraj, jashte kameras ka pohuar se kjo qender ka lidhur kontratë me një kompani të linçesuar për mbetjet spitalore dhe është ajo përgjegjësi për asgjësimin e tyre, gje e cila ne fakt nuk po ndodh.