Articles


  • ELBASAN - Përgjatë bregut të lumit Shkumbin në qytetin e Elbasanit gjenden pirgje me mbetje. Rrjedha e këtij lumi në afërsi të ish-Kombinatit Metalurgjiku në Elbasan, përplaset me kodra me mbeturina të hedhura nga kamionët e kompanisë "KURUM". Masat gjigande të mbetjeve të sfungjerit dhe plastiskës, të grira nga makineritë e kompanisë se shkrirjes se hekurit dhe çelikut "KURUM" janë kthyer frikshëm në një bombë ekologjike për këtë zonë dhe për gjithë rrjedhën e lumit deri në derdhjen e tij në Adriatik. Bimësia në këto territore pothuajse është zhdukur, ndërsa kamionët e tejmbushur me mbetjet e nxjerra nga uzinat e "KURUM" vijnë pa pushim për të hedhur në mjedis atë që nuk u duhet më. Specialistët e mjedisit ngrenë shqetësimin e tyre për këtë katastrofë mjedisore. Sipas tyre Kompania "KURUM" ka leje për grumbullimin e këtyre mbetjeve në këtë vend, por ajo nuk i përmbush të gjitha kushtet e saj. Sipas specialistit Ahmet Mehmeti kompania duhet të bëjë asgjësimin e mbetjeve deri në fazën kur ato bëhen të parrezikshme për mjedisin dhe njerëzit. Në ligjin 10 463 datë 22.9.2011 për menaxhimin e integruar të mbetjeve në nenin 18 shprehet qartë se "mbetjet grumbullohen në mënyrë të diferencuar, për të lehtësuar ose për të përmirësuar cilësinë e riciklimit në të gjitha rastet, kur kjo gjë është e mundshme nga ana teknike, mjedisore dhe ekonomike dhe kur ndihmon të plotësohen standardet e cilësisë për sektorët e riciklimit." Ndërsa në sanksionet e parashikuara në ligjin e menaxhimit të mbetjeve thuhet qartë në nenin 61 të tij se "ndalohet hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në vende publike, hedhja apo groposja e të gjitha llojeve të mbetjeve në parcelat bujqësore të mbjella ose jo, në anë të kanaleve kulluese e ujitëse,si dhe në çdo vend tjetër kudëmtohen toka, bima dhe kafsha si dhe ndalohet braktisja, depozitimi apo asgjësimi i pakontrolluar i mbetjeve." Pushteti vendor distancohet nga kjo cështje dhe askush nuk jep një përgjigje për situatën e shkaktuar e se çfarë do të bëhet me këtë sasi kaq të madhe mbetjesh, të cilat shumë shpejt do të kthehen në problemin më të madh mjedisor të qytetit Elbasanit dhe jo vetëm. Një mal me mbeturina me skrap që nuk i dihet ca përmbajtje ka por dihet që këtu janë mbeturina që kanë lëndë helmuese kanë lëndë metale të rënda etj që duhet të ishin izoluar nga lumi Shkumbin. Ajo ka leje për t'i grumbulluar po dhe për t'i trajtuar në mënyrë të tillë që bëhen të parrezikshme sepse nuk mund të pengohet industria për të punuar por duhet të punojë brenda standarteve, rregullave dhe kushteve që ka dhënë leja mjedisore për ti trajtuar ato në mënyrë të tillë që mos shpërndahen më tej pra të rrinë të izoluara këtu ku janë.
  • DEMOSTRIM NE PYJET E SHELCANIT
    Ne kuadrin e Fushates per ndergjegjesimin si pjese e Projektit "Sherbimi i rrjetit te te telefonise se gjelber", asistuar dhe mbeshtetur financiarisht nga Programi IPA i Bashkimit Europian dhe menaxhuar nga Biologet e Shqiperise dhe ECOPertners, Klubi Ekologjik Elbasan ne bashkpunim me keshillin e Qarkut organizuan ne 31 Tetor 2011 , ne pyjet e fshatit Shelcan nje Demostrim per menaxhimin e pyjeve sipas traditave te zones. Me pyjet e Komunes Shushice, ku ndodhet ky objekt, Klubi Ekologjik ka 17 vjet qe po punon per t'i kthyer ne model ne rang republike, si shembull per t'u ndjekur nga te gjitha komunat e Shqiperise. Ne kete pyll kane ardhur per te pare pervojen e perparuar shume grupe ekspertesh nga Shqiperia dhe nga shume vende te Europes, veçanerisht nga shtete te pellgut te Mesdheut ne kuader te Projekteve te Pyjeve te Bankes Boterore, te Shoqates sa Trashegimise Boterore te UNESCO-s si dhe grupe te tjere specialisesh nga vendi dhe bota, te interesuar per silvopastoralizmin, etj. Programi i Demostrimit te Pyjeve Komunale per zhvillimin e qendruashem u hap nga Kryetari i Klubit, Z. Ahmet Mehmeti, i cili pas fjales se hapjes foli per qellimin e takimit dhe ja dha fjalen e pershendetjes Z. Ardian Tana, sekretar i Keshillit te Qarkut Elbasan, i cili solli pershendetjet e kryetarit te Qarkut per mbarevajtjen e ketij Projekti per ngritjen e Strukturave menaxhuese te pyjeve ne çdo komune te rrethit Elbasan dhe me gjere. Me tej e mori fjalen kryetari i Komunes Shushice, Z. Lutfi Lala qe prezantoi punen me pyjet qe po kryen kjo komune ,e cila ka ngritur Strukturen menaxhuese duke emeruar nje inxhinier pyjesh per drejtimin profesional dhe me kompetence te plote te zhvillimit te pylltarise komunale. Nje Komune shembullore jo vetem ne Elbasan por ne rang republike eshte ajo e Gjinarit, kryetari i te ciles shpalosi pervojen e saj dhe perspektiven e punes me pyjet ne te ardhmen. Midis te tjerave ai theksoi se stafi i Struktures menaxhuese ka bere gjithe punen paraprake per te filluar mbare regjistrimin e kesej pasurie me vlera te jashtzakoneshme per zhvillimin ekomomik dhe kjo komune eshte zgjedhur nga SNV-ja si model per gjithe rrethin per kete qellim. Pastaj e mori fjalen inxh. Taqo Kitani, i Struktures menaxhuese te Komunes Bradashesh, i cili foli per detyrat me pergjegjesi qe dalin per konsolidimin e ketyre strukturave dhe ndihmen qe kerkohet me qellim qe ato te kryejn sa me mire misionin e tyre te rendesishem. Edhe drejtoria e Sherbimit te Pyjeve ne kete takim mori pjese me Grupin e eksperteve te Sherbimit Keshillimor te ngritur posaçerisht kohet e fundit per t'i dhene nje zhvillim te dukshem pylltarise komunale nga ana e Qeverise. Z. Hasan Deliu, inxhimier me pervoje theksoi detyrat e rendesishme qe dalin para specialisteve dhe drejtuesve te njesive vendore per nje zhvillim me te madh te pylltarise komunale ne te ardhmen e afert dhe theksoi emergjencen e ngritjes dhe funksionimit te Strukturave menaxhuese ne çdo komune. Ai premtoi se ne bashkpunim me Klubin Ekologjik dhe me ndihmen e Keshillit te Qarkut detyra per ngritjen e ketyre Strukturave do te pershpejtohet shume. Ne takim moren pjese dhe thane fjalen dhe mendimet e tyre shume specialiste te ftuar nga te gjitha komunat e rrethit, nga ARM, Federata e Pyjeve, nga Shoqatat e pyjeve dhe kullotave komunale, si dhe nga shoqeria civile si OJF te ndryshme dhe individe te interesuar. Takimi vazhdoi me nje demostrim permes pyjeve te ketij fshati ku te pranishmit u njohen me arritjet e pylltarise komunale, me kujdesin qe kane treguar vete fermeret per ruajtjen dhe trajtimin e pyjeve. Ata u interesuan per rrugen e ndjekur per krijimin e masiveve pyjore me nje bukuri kaq mahnitese dhe kaq dobiprurese jo vetem si dobi ekonomike por edhe per mbrojtjen e tokes nga grryerja, sigurimi i kullotjes, etj, etj. Gjate gjithe kohes te pranishem ishin gazetare te mediave te shkruara dhe elektronike, lokale dhe qendrore qe i bene jehone ketij demostrimi me kronika, intervista e shkrime te ndryshme.